Një 29-vjeçar me inicialet M. H., ka rënë në prangat e Policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri të tipit kallashnikov me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Sipas asaj që njofton Policia arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 16”.
Si pasojë blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, kallashnikov.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al