Një 16 vjeçar nga Korça që prej datës 9 Dhjetor rezulton i zhdukur. Anxhelo Abidini është larguar nga shtëpia ditën kur u njoftua nga prokuroria se ishin mbyllur hetimet për procedimin penal për një vjedhje telefoni. Denoncimi është bërë në polici nga nëna e tij.
“Për një punë telefoni që ishte ngatërruar këtu e 8 muaj.”
Edhe vetë familjarët kanë kërkuar, por nuk kanë gjetur gjurmë të djalit. Edhe policia po kërkon për të.
“Ne kemi dalë vetë, e kemi kërkuar. Por asgjë… Ndoshta mund të jetë edhe jashtë vendit.”
I mituri ishte në masën “detyrim paraqitje” për procedimin ndaj tij.
Klan News