Donald Tramp ka reaguar pas vendimit të gjykatës që e gjeti fajtor për fshehjen e të ardhurave. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një “gjueti shtrigash” të demokratëve radikalë që shpenzuan miliona dollarë në 6 vite në koordinim me Biden dhe Harris. Presidenti i zgjedhur tha se akuzat janë krejtësisht të pabaza, të paligjshme dhe të rreme kundër Presidentit te 45-të dhe te 47-të SHBA.

Kjo ngjarje tha ai ishte një shaka e neveritshme dhe tani që ka mbaruar, ne do të apelojmë këtë mashtrim dhe do të rivendosim besimin e amerikanëve në sistemin tonë dikur të madh të drejtësisë. “Juria e vërtetë, populli amerikan, ka folur, duke më rizgjedhur me një shumicë dërrmuese votash në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në histori”, tha Trump.

“Siç e ka parë populli amerikan, ky “rast” nuk kishte asnjë krim, asnjë dëmtim, asnjë provë, asnjë fakt, pa ligj, vetëm një gjykatës shumë konfliktual”, ka përfunduar Presidenti i sapozgjedhur amerikan.

Klan News