Aktori i “Piratëve të Karaibeve”, Tamayo Perry ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një peshkaqen teksa bënte sërf në Hawaii.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në plazhin Malaekahana, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë pasi sulmi i peshkaqenit kishte qenë fatal për aktorin, i cili u soll pa shenja jete në bregun e detit me jet ski.
Lindur në lindje të Oahut, Perry prej një dekade bënte sërf. Në një rrëfim në “Oahu Surfing Experience”, ai përshkroi përvojat e tij më të rrezikshme gjatë sërfit.
Ai tha se disa vite më parë ishte përfshirë në një aksident të frikshëm që u kthye në një përvojë gati fatale. Perry nuk dha detaje se çfarë kishte përfshirë incidenti, por tha se ndodhi për shkak të “mungesës së vetëdijes” së dikujt tjetër.
Kujtojmë se Perry kishte rolin e një prej kërkuesve në “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Perry kishte gjithashtu role në vazhdimin e Lost, Hawaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie’s Angels, Full Throttle dhe u shfaq në një reklamë të një marke të njohur./tvklan.al