Një turiste është kafshuar nga një peshkaqen teksa po notonte në det në Karolinën e Jugut, SHBA, pasi injoroi frikën e nipit të saj.
Karren Sites, 55 vjeç, nga Pittsburgh, Pensilvani, bëri një vizitë në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut me burrin dhe nipërit e saj muajin e kaluar.
Por ndërsa Karren po notonte një ditë pas mbërritjes, ndodhi fatkeqësia. Ajo tha për The Independent se nipërit e saj kishin shprehur frikën e tyre se mund të kishte peshkaqenë në det.
Një peshkaqen doli nga uji dhe kafshoi krahun e Karrenit, ndërsa nipi i saj tetë vjeçar, Britan, po e shikonte.
Ajo tha: Ndjeva një lloj dhimbjeje të fortë në krahun tim të djathtë, dhe mendimi im i parë ishte: Është çdo gjë tjetër veçse një peshkaqen. Shikova poshtë dhe në krahun tim ishte ngjitur një peshkaqen.
Karren tha se peshkaqeni ia lëshoi krahun dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në breg, ku një punonjës i ndihmës së parë i dha ndihmë, duke i larë krahun.
Më pas ajo u dërgua në spital, ku u vlerësua për dëmtime. 55-vjeçarja mundi t’i shpëtonte plagëve, duke pësuar vetëm dëmtime në gishtin e unazës, por ajo u këshillua që për shkak të dëmtimit të tendinit dhe nervit, krahu i saj mund të të mos funksionojë përsëri plotësisht.
Nipi i saj u prek emocionalisht nga ngjarja dhe kishte mbetur “i traumatizuar” nga ajo që ndodhi. /tvklan.al