Policia ka zbardhur ngjarjen që çoi në plagosjen e një 43-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Postribë.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar.”
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ç. Sh., 43 vjeç, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:
Vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;
shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al