Bienalja e Tiranës këto ditë ka shënuar numrin më të vogël të vizitorëve që nga dita e çeljes së saj, duke konsideruar shifrat e publikuara nga organizatorët e bienales, edicioni i parë i saj është ndjekur nga rreth 20 mijë vizitorë, ndërësa kjo bienale e dytë është shumë largë kësaj shifre. Gjatë ditëve të para këtë aktivitet e kanë vizituar të paktën 600 vetë në ditë, e më pas rreth 300 dhe së fundmi nga 100 vetë në ditë, por edhe kjo shifër është tepër në rënje, madje sot edhe pse fundjavë asnjë vizitorë nuk shihej në sallat e galerisë. Kjo ndoshta pasi punët e prezantuara në të kanë një llojë specifik dhe nuk priten që të vizitohen nga të gjitha grupmoshat, ndërkohë që organizatorët e shpjegojnë këtë rënje si një gjë normale në aktivitetet e këtij lloji.

“Nga praktika që ne kemi me ekspozitat e artit, pas ditëve të para të hapjes ka një periudhë rënjeje në mesin e saj, zakonisht kjo periudhë rënjeje pasohet nga një fluks tjetër mbas mesit të periudhës së hapjes, i cili bie sërisht gjatë ditëve të fundit të bienales”.

Megjithatë bienalja vazhdon të jetë ende në funksionim, të gjitha punët përfshirë këtu video performancat, instalacionet e të tjerë, mbahen nën kujdes çdo ditë nga personeli i galerisë dhe një grup studentësh. Shumë shpejtë priten të zhvillohen nga organizatorët edhe vizita me studentë të fakulteteve të ndryshme, si dhe vizita të organizuara për fëmijë./tvklan.al