Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Tetë muaj punë intensive brenda institucionit dhe hapje vende të reja pune për punëkërkuesit e regjistruar në zyrat përkatëse. Ky është rezultati i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. 11 mijë e 500 vetë është numri i personave që kanë gjetur një vend pune, duke ulur 2% shifrën e papunësisë, nga 18 në 16%.
Çdo gjë është arritur me fondin e buxhetit të shtetit, prej 500 milion lekësh të reja, duke i investuar në subjekte shtetërore dhe private. Gëzim Mehaj drejtor ne drejtorinë e punësimit shpjegon:
Gëzim Mehaj:- “Kushtet kryesore të aktivitetit ku janë përfshirë këto punëkërkues të regjistruar në zyrat e punës, kanë qenë kryesisht në ndërtim dhe mirëmbajtje qytetesh, në konfeksione, në përpunim druri, një numër më i vogël ka qenë në sferën e shërbimeve etj. Unë desha të theksoja këtu që përgjithësisht këto punëkërkues të papunë, që janë përfshirë në këto programe kanë qenë të moshës nga 18-34 vjeç”.
Në zyrat e punës janë regjistruar 228 mijë njerëz, që presin projekte të tilla. Në këto ditë Ministria e Punës ka dërguar gjithashtu emrat e 500 personave në Ambasadën Italiane për punësim legal./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti