Ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar duke bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në muajin Mars, më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë që është 3%. Por nga ana tjetër konsumatorët vijojnë të vuajnë çmimet e larta.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Fenomeni i rritjes së çmimeve le të themi është stabilizuar brenda sjelljes tradicionale historike që ka pasur sjellja e inflacionit në Shqipëri, por kjo nuk prek nivelin e çmimeve. Si parametër makroekonomik mund të konsiderohet i stabilizuar për efekt të politikave monetare, sjelljes së normave të interesit ndërsa nga pikëpamja sociale ishte thënë dhe dihej që do të ishte i lartë dhe më të drejtë konsumatorët kanë shqetësimet e tyre të rënies së fuqisë blerëse, sepse rënia e fuqisë blerëse është permanente tashmë, pra gërryerja e fuqisë blerëse tëp agave do të jetë permanente për shkak të nivelit të lartë të çmimeve.
Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, muajin e fundit është vënë re dhe një ngadalësim i rritjes së çmimeve të ushqimeve.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Për herë të parë edhe inflacioni i mallrave të konsumit ka rënë dhe shpejtësia me të cilën ka ndryshuar çmimi i produkteve të shportës pra perimet, zarzavatet, bulmëeti, mishi, peshku duket se edhe ata janë kthyer në sjelljen e tyre historike tradicionale. Kështu nga kjo pikëpamje pra duket që ka një lloj stabilizimi, por goditja e fuqisë blerëse do të vazhdojë që të jetë prezente.
Çmimet e larta kanë vënë vënë në vështirësi konsumatorët dhe sidomos pensionsitët. Për këto kategori sipas ekspertit duhet mbështetje nga shteti.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Politikat e reja të kompensimit të të ardhurave të njerëzve përfshirë shtresat e tjera shoqërore siç janë pensionistët dhe grupet e tjera shoqërore.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit Mars zarzavatet patën rritjen më të madhe me 4.7% më pas renditej peshku me 4.6%.
Klan News