Kanë dalë në shitje biletat për sfidën mes Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ndeshja është planifikuar të luhet më 24 Mars, në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të reja si biletat më të lira, deri në 35 mijë lekë të reja ato më të shtrenjtat.

Ashtu si të gjitha takimet e Kombëtares edhe ndeshja me Adorrën, do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.


FSHF ka njoftuar se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link:

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

/tvklan.al