Federata Shqiptare e Futbollit, do të organizojë mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024” më 27 Janar, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.

Një event madhështor dhe festë e veçantë, kushtuar arritjeve të futbollit shqiptar dhe përfaqësimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Në këtë ceremoni, 9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024:

“Topi i Artë” 2024 djem

“Topi i Artë” 2024 vajza

“Këpuca e Artë” djem

“Këpuca e Artë” vajza

“Arbitri i Vitit”

“Trajneri i Vitit”

“Talenti i Vitit” vajza

“Talenti i Vitit” djem

“Formacioni i Vitit”

11-shja më e mirë e futbollit shqiptar është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm. /tvklan.al