Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

24 Mars-1 Korrik, plot 94 ditë qëndrim në Shqipëri. UNHCR ka bërë planin e riatdhesimit të të gjithë kosovarëve të strehuar në këto muaj. Askush nga kosovarët nuk u kish shkuar në mend se do te arrihej kaq shpejt sigurimi i të kthyerit në trojet e tyre. Një luftë jo shumë e gjatë por me shumë shfarosje e viktima.

Për kthimin e tyre më e rëndësishmja gjatë rrugës është sigurimi nga minat. Ndaj nëse nuk arrihet plotësimi i kushteve siguruese, plani i kthimit të tyre mund të ketë lëvizje datash. Nga Kukësi është parashikuar që të nisen 483 mijë vetë. Ndërsa në disa rrethe veriore gjenden 150 mijë refugjatë.

Refugjatët do të lëvizin nëpërmjet rrugës Milot-Mirditë-Kukës ose Milot-Lezhë-Pukë-Kukës. Zëdhënësja e UNHCR-se Arian Kuentir tregon për këtë plan.

Arian Kuentir:- “UNHCR në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe AFOR kanë miratuar planin dhe së shpejti pritet të zbatohet në muajin tjetër. Në fillim do të organizojmë kthimin e tre mijë refugjatëve në ditë, por ekziston rreziku i minave ndaj KFOR do të pastrojë vetëm rrugët dhe jo fushat. Ndaj për të gjithë ata që kthehen, kujdes”.

Pra i bie që një e treta e refugjatëve që kthehen me mjetet e tyre do të lëvizin më shpejt nga transporti i organizuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti