Ky sezon duket shumë i vështirë për dy skuadrat e Mançesterit në Premier League.

Pas 15 javëve, dy ekipet vazhdojnë të kenë probleme sa i përket rezultateve. Manchester United, u mposht në shtëpi nga Nottingham me rezultatin 3-2, duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi.

Fillimi i vështirë për trajnerin Ruben Amorim, që nuk po mundet të ndryshojë rrjedhën e ekipit. Pas kësaj humbje, Manchester United mban vendin e 13-të me 19 pikë, ndërsa Nottingham renditet në vendin e pestë me 25 pikë.

Manchester City në krahun tjetër, konfirmon krizën, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Crystal Palace në transfertë.

Ky barazim e largon më shumë skuadrën e Guardiolës nga gara për titull, pasi mbajnë vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Liverpool kryeson me 10 pikë më shumë dhe me një ndeshje për të luajtur. /tvklan.al