Nisja e Napolit ka qenë shumë e mire në këtë sezon dhe te Mançester Junajtid kanë tërhequr vëmendjen dy fubollistë. Të kaltrit kryesojnë Serie A me 19 pikë pas tetë takimeve të luajtura.

Klubi anglez dërgoi skautë për të ndjekur skuadrën në përballjen ndaj Empolit të dielën të përfunduar me rezultatin 1-0. Sipas tutomerkato ueb, dy lojtarët që “Djajtë e kuq” i duan në ekip janë gjeorgjiani Kvara dhe italiani Alesandro Buonxhorno.

Kvara shkëlqeu me përfaqësusen gjeorgjiane në kampionatin europian, ndërsa ishte protagonist në suksesin e Napolit në fitimin e titullit kampion, pas 33 viteve në 2023.

Ai ka kontratë deri në verën e 2027, por u ka kërkuar drejtuesve rritje rroge. 8 mln Euro në sezon është synimi i tij, një rritje me 4 herë nga ajo që gjeorgjiani merr aktualisht.

Konte e konsideron të pashitshëm, por Napoli ende nuk ka marrë një vendim për t’ia plotësuar kërkesën financiare. United po e ndjek me vëmendje situatën, ndërsa synon të përfitojë.

Buonxhorno u bë pjesë e të kaltërve në verë dhe ka luajtur një rol të madh në paraqitjen mjaft të mirë të prapavijës në këtë sezon. Ekipi ka pësuar vetëm 5 gola në tetë takime, me lojtarin titullar në qendër të mbrojtjes. Napoli e lë të lirë italianin për shumën e 70 mln Eurove.

Klan News