Universiteti i Elbasanit do t’i nënshtrohet brenda këtij viti procedurave për akreditimin nga një agjenci e huaj.
Ideja për standardizuar këtë universitet me ato evropiane është kërkuar nga vetë rektorati në mënyrë që studentët që dalin prej tij t’i përshtaten profesionalisht kërkesave të tregut vendas dhe të huaj.
Liman Varoshi: “Ne standardizuam një proces të tillë konform përvojave bashkëkohore që ofrojnë universitetet evropiane, po pse jo dhe universitetet brenda vendit dhe përmes këtij procesi rekrutimi kemi bërë shumë kujdes që në universitet të rekrutohen apo të thithen të gjithë ato persona, të cilët gëzojnë një integritet të plotë, moral, qytetar dhe intelektual.”
Universiteti i Elbasanit do të pranojë këtë vit akademik 2140 studentë të rinj, ndërsa do të shtojë dhe numrin e programeve të studimit duke futur dy degë të reja, Teknologji-Komunikimi dhe Edukim Fizik e Sporte.
Një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kualifikimit të profesoratit dhe standardeve të pranimit të pedagogëve të rinj./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami