Me afrimin e fillimit te vitit te ri shkollor ne te gjithë vendin shkollat e te gjitha cikleve dhe universitetet kane filluar përgatitjen për pritjen e nxënësve dhe te studenteve.

Rektori i universitetit, Aleksandër Xhuvani ne Elbasan thotë për TV Klan se synimi kryesor i këtij institucioni për këtë vit mbetet arritja e standardeve evropiane dhe përshtatja me tregun e punës.

Liman Varoshi: “Për këtë vit akademik nuk është vetëm ndryshimet që kanë ndodhur në kapacitetin mjedisor, por një ndryshim i rëndësishëm është dhe ai që ka të bëjë me bazën kompjuterike si dhe me bazën materiale didaktike që i vihet në dispozicion ose në funksion të plotë të procesit mësimor kërkimor. Universitetit Aleksandër Xhuvanit të Elbasanit i shtohen disa programe të reja studimi si në diploma të nivelit të parë, por mbi të gjitha në këtë vit akademik në universitetin Aleksandër Xhuvani filloi funksionimin e tyre dhe programet e ciklit të dytë”.

Ndërkohë fillimi i vitit te ri shkollor nuk mund te ndahet dhe nga shpërndarja e librave. Ne Fier shpërndarja e tyre ka filluar prej me shume se 10 ditësh ku për shërbimet janë ngarkuar 4 distributore te librave dhe teksteve mësimore.

Xhevair Kajusha: “Ne kemi marrë masa që në çdo shkollë që në fillim të muajit Korrik të jetë afishuar në derën e shkollës lista e nxënësve për çdo klasë, kështu që prindërit janë të mirinformuar se çfarë librash duhet të blejnë, shtëpitë botuese dhe çmimet përkatëse. Gjithashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm me distributorët e shtëpive drejtuese në rrethin e Fierit për të bashkëpunuar dhe lehtësuar procesin e shpërndarjes së librave. Brenda datës 14 Shtator kur të fillojë viti i ri mësimor do të ketë përfunduar në masën më të madhe shitja e teksteve shkollore”.

Lidhur me infrastrukturën  nga inspektorati I arsimit janë marre te gjitha masat qe brenda datës 14 Shtator viti i ri shkollor te nise dhe ne fshatrat e thella ku ka pasur probleme lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore dhe rikonstruksionit te  godinave./tvklan.al