Lajme Arkiva 2003

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës kanë qenë pikërisht organizatorët e aktivitetit të titulluar “Zhvillimi dhe menaxhimi i potencialeve ekonomike në kushtet e tranzicionit”.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji e zhvilluar në këtë drejtim me pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të masterit të Administrim Biznesit që Fakulteti i Ekonomisë ka në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.

Nga rreth 70 studentë që kanë mbaruar këtë master, janë zgjedhur rreth 20 temat më të mira të cilat janë referuar në këtë konferencë. Ajo u drejtua nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë  Dhori Kule dhe drejtoresha e programit të masterit Vasilika Kume.

Përveç studentëve në konferencë kanë marrë pjesë edhe pedagog të Fakultetit të Ekonomisë, specialistë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritare. Konferenca është ndarë në tre sensione, ku është kumtuar për zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve financiare, mekanizmat e zhvillimit ekonomik si edhe sfidat dhe problemet aktuale të ekonomisë  shqiptare./tvklan.al