Duke nisur nga semestri i dytë në universitetet jo vetëm pedagogët do të kenë mundësinë për të vlerësuar studentët, por dhe këta të fundit do të bëjnë një vlerësim të tillë. E gjithë kjo do të bëhet e mundur pas plotësimit të një formulari të cilin çdo student duhet ta mbushë përpara se të hyjë në provim në përfundim të këtij viti shkollor.
Me anë të kësaj forme vlerësimi studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre për performancën gjatë zhvillimit të lëndës si dhe sjelljen e tij me studentët. Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi ajo u është shpërndarë të gjithë fakulteteve për t’u konsultuar më tej dhe me grupet e interesit.
Me anë të këtij formulari studentët nuk do të vlerësojnë vetëm pedagogët e tyre por edhe lëndën dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës./tvklan.al