Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Asnjë nga fakultetet e drejtësisë në universitetet e vendit, nuk do të pranojnë këtë vit sistemin me kohë të pjesshme. Drejtori i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit Agim Muça, ka deklaruar se duke përmbushur rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë, që këshillojnë të mos shtohet numri i studentëve që diplomohen në Juridik.

Në sistemin part time në këtë degë nuk do të zhvillohen konkurse pranimi.  Vetëm në degët e mësuesisë, Ekonomikut dhe atë të Universitetit Bujqësor, do të pranohen studentë në sistemin me kohë të pjesshme. Sipas Muçës janë parashikuar të pranohen 5040 studentë në të gjitha degët. Vetëm në degët që numri i i të regjistruarve është më i vogël se ai i pranimeve nuk do të zhvillohet konkurs.

Kuotat financiare që do të paguajnë studentët për të vazhduar studimet në këtë sistem, do të jenë të njëjta me ato të një viti më parë. Ndërsa konkurset do të zhvillohen nga data 18-24 Nëntor./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka