Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Të dënuarit me vendim të formës së prerë duhet të sistemohen brenda 1 Korrikut nëpër burgje. Një urdhër i datës 2 Korrik i firmosur nga Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj, bën fjalë për transferimin e këtyre të dënuarve nga komisariatet nëpër qelitë e burgjeve të Rrogozhinës dhe Peqinit.
Transferimi nis sot dhe të parët që do të lëvizin, janë të dënuarit që deri tani kanë qëndruar në komisariatet e rretheve Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier Korçë, Lushnje etj, ku mbipopullimi në komisariate e kalon disafish kapacitetin.
Ky urdhër i ministrit Xhafaj, vjen dy ditë pasi drejtori i përgjithshëm i burgjeve Ramadan Hasanaj dha dorëheqjen, pikërisht për shkak të konfliktit që lindi me ministrin, ky i fundit disa javë më parë e ngarkoi me përgjegjësi drejtorin Hasanaj, lidhur me disa skandale të ndodhur në dhomat e paraburgimit të disa komisariateve, si dhe lirimin në mënyrë të paligjshme, të disa të akuzuarve për vrasje.
Ministria e drejtësisë ndërkohë po shqyrton kandidaturat për kreun e ri të burgjeve. Ende nuk është bërë i ditur ndonjë emër, por burimet e kësaj ministrie thanë, se do t’i jepet përparësi kandidatit nga shoqëria civile me eksperiencë të konsiderueshme në fushën e të drejtave të njeriut./tvklan.al