Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Ushtarët e NATO-s u kanë dhuruar mbrëmë banorëve të qytetit bregdetar të Durrësit një spektakël të vërtetë, ku është paraqitur aktiviteti i Aleancës Euroatlantike në Shqipëri. Detyra kryesore e kësaj force ushtarake është garantimi i ndërlidhjes dhe urave të komunikimit nga Shqipëria drejt Kosovës e Maqedonisë, ku janë vendosur forcat paqeruajtëse.
Ceremoninë festive në sheshin qendror të Durrësit, e ka hapur banda e qytetit. Kanë përshëndetur të pranishmit, kryebashkiaku i Durrësit Arqile Gorea dhe komandanti i forcave të NATO-s, Amilcare Kazaloto. Më pas nga helikopterët ushtarakë, në lartësinë dy mijë metra janë hedhur parashutistët, duke mbajtur në duar flamujt italian, shqiptarë dhe të NATO-s.
Dita e NATO-s është mbyllur me koncertin e drejtpërdrejtë të ushtarëve italianë për artdashësit durrsakë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame