Lajme Arkiva 2003

Autoritetet shqiptare sqaruan se vetëm një ushtar shqiptar ka marrë një plagë mjaft të lehtë në Mosul të Irakut. Agjencia e lajmeve Ruters bëri të ditur se një ushtar shqiptar u plagos dje gjatë një sulmi me granatë në qytetin verior të Mosulit në Irak.

Reuters, ju referua disa burimeve të komandës ushtarake amerikane në këtë qytet, duke shtuar se plagë kishin marrë si pasojë e shpërthimit edhe 13 kalimtarë irakian njëri prej të cilëve vdiq në spital.

Pas këtij lajmi ministri jonë e mbrojtjes bëri të ditur se presidenti i republikës dhe kryeministri kanë marrë sqarime lidhur me këtë njoftim, ndërsa shefi i shtabit të përgjithshëm Pëllumb Qazimi në konferencën e posaçme për shtyp sqaroi.

Pëllumb Qazimi: Deklaroj me përgjegjësi që ato që po tregohen sot nëpërmjet njoftimeve që janë dhënë nuk janë të vërteta. Trupat tona në Irak , pra kontingjenti komando atje , po tregohet shumë kompakt, shumë profesionist, besnik njerëzit janë të lidhur me njëri-tjetrin, respektojnë me fanatizëm eprorët dhe kanë qenë tepër të suksesshëm në përmbushje të misionit të tyre.

Komandanti i regjimentit të forcave Komando nën kolonel Fatmir Loka deklaroi pak minuta para se të niste konferenca e shtypit se kishte kontaktuar me ushtarin e plagosur i cili kishte refuzuar ti bëhej publik emri.

Fatmir Loka: Është shëndosh e mirë e madje me të qeshur do të thoshte pse shqetësoheni kaq shumë, jam shëndosh e mirë, sa u ktheva nga shërbimi.

Shqipëria ka dërguar 70 trupa ushtarake të cilat janë vendosur në veri të Irakut, në Mosul. Autoritetet e ministrisë së mbrojtjes në modul kanë siguruar se ushtarët shqiptar janë në kontakt të vazhdueshëm me këto trupa. Megjithatë ato janë vënë në dijeni dhe kanë kontaktuar me ushtarin vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga Reutres./tvklan.al