Samiti i ardhshëm i ministrave të mbrojtjes të Europës Juglindore që do të mbahet në Shqipëri, është konfirmuar më tej dhe me kryesimin e Shqipërisë në kartën Adriatik 5, e cila është zgjeruar dhe me 2 vende të tjera, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Në takimin e radhës në Kroaci Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, theksoi se ky takim zhvillohet në momentin e duhur në prag të hyrjes së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO me të drejta të plota.
Gazmend Oketa: “U konkludua se fryma e bashkëpunimit, fryma e mirëkuptimit do të vazhdojë dhe pikërisht një iniciativë e tillë do të pasohet me një tryezë të tillë të rrumbullakët të të njëjtit format, por tashmë në Tiranë menjëherë pas samitit të ardhshëm të Strasburg Kelit”./tvklan.al