Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fee” janë arrestuar 2 shtetase kolumbiane, konkretisht 20-vjeçarja me iniciale A.P. dhe 24-vjeçarja me iniciale A.R. për ushtrim prostitucioni. Gjithashtu, u arrestuan dhe një 25-vjeçar me iniciale A.T. dhe 43-vjeçari me iniciale Y.H. për shfrytëzim prostitucioni.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira në Elbasan, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartment në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H”, njofton policia.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al