Një 56- vjeçar me inicialet J.M është gjetur i vdekur, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, Tropojë.
Ka qenë vajza e tij, me inicialet S.M e cila ka bërë denoncimin në policinë e Tropojës, në 27 Nëntor, dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Ditën e mërkurë policia ka gjetur trupin e pajetë të 56- vjeçari dhe nga veprimet e deri më tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
/tvklan.al