Në “Talk Love Story” në Tv Klan protagonistët u njohën më mirë me Algertin, klipi i së cilit u transmetua puntatën e sotme. Konkurrenti tha se vajza ideale që përfytyron ai është si ‘gratë e dikurshme, plot vetbesim, dashuri për familjen, sakrifica dhe të mos lërë partnerin asnjëherë vetëm’.
Algerti: Më pëlqente shumë aktrimi, por për këtë u bë pengesë familja ime, e cila mendonte si të gjithë familjet shqiptare se arti nuk sjell të ardhura, kështu që zgjodha të njëjtin profesion si mamaja ime, ekonomi-financë. Vajzën ideale se kam gjetur akoma, por nëse do ta përfytyroja do të ishte si gratë e dikurshme, plot vetbesim, dashuri për familjen, sakrifica dhe të mos lërë partnerin asnjëherë vetëm. Në familje më kërkojnë shumë se kur do të gjeja nusen. Ku risha fëmijë thoja se do të bëj 12 fëmijë, por duke u rritur gjërat ndryshojnë. S’ka më goca që bëjnë 12 fëmijë./tvklan.al