Vajza 20-vjeçare e cila gjatë gjithë jetës së vet ka jetuar mbi një karocë me rrota, ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer vështirësitë që ka kaluar ajo me motrën dhe të ëmën me një baba të dhunshëm. 20-vjeçarja është shprehur se edhe pse ka 5 vite që jetojnë larg tij, ka frikë se mos vjen dhe i vret një ditë.

Mirela Milori: Ju jeni të forta, e keni kaluar më të keqen.

20-vjeçarja: Dhuna na iku, por prap kemi frikë se na vjen dhe na vret, ku i dihet se çfarë mund të bëjë.

Mirela Milori: Kur t’i ishte 15 vjeç mami vendosi të divorcohej nga babi, si ishte ky proces, si ndodhi?

20-vjeçarja: Ishte shumë e vështirë, pasi mami mori vendimin, u shkëputëm nga banesa ku jetonim dhe erdhëm këtu në Tiranë, në një shtëpi me qira. Kur erdhëm të treja në Tiranë mami hapi divorcin. Na ka sjellë shumë vërdallë. Zotëria nuk donte të ndahej dhe e tërhiqte gjendjen civile nga një qytet në qytetin tjetër dhe presioni im i invaliditetin vinte nga një qytet në tjetrin dhe unë pothuajse një farë kohe të gjatë sa mbaroi procesi gjyqësor, kam ndenjur dhe pa pension.

Mirela Milori: Mami jo vetëm e ndarë, por kërkonte edhe urdhër mbrojtje sepse ai vinte dhe ushtronte dhunë edhe pas divorcit?

20-vjeçarja:  Urdhrin e mbrojtjes mami e kërkoi pasi u larguam nga banesa sepse ai na dhunoi dhe ne kemi lajmëruar policinë. Na ka marrë policia dhe bëmë denoncimin. Prokuroria e qytetit ku kishim gjendjen civile e dënoi me dy vite burg, por bëri çfarë bëri ja hodhi dhe mori dënimin me shërbim prove. /tvklan.al