“Kjo ishte pa shtëpi dhe ju qep nga pas”
Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë që ka krijuar në familjem çështja e pazgjidhur e pronës. Bëhet fjalë për një magazinë, që zonjës Pranvera ja dha babai i saj në momentin që ajo nuk kishte një shtëpi.
Por pas vdekjes së tij ka lindur problemi dhe konflikti në familje, pasi edhe fëmijët e tjerë dëshirojnë pjesën e tyre dhe nuk janë dakord që ajo pronë të jetë vetëm e saj.
Mamaja Nalo është në një pozitë të vështirë dhe kjo situatë e detyroi të vijë në studio dhe të përballet me të bijën.
Përveç kësaj një tjetër problematikë që lidhet me këtë pronë është edhe një mbivendosje e pasurisë. Një firmë ndërtimi ka marrë lejen për të ndërtuar mbi pronën e xhaxhait të saj, por edhe mbi një pjesë të pronës ku është momentalisht Pranvera.
Eni Çobani: Nalo ka dhe një veçanti tjetër, vjen nga Gjirokastra vërtet, por ka 9 vite Ardit, 6 që i ka shërbyer bashkëshoertit dhe 3 mbas vdekjes së tij që nuk ka dalë kurrë nga shtëpia.
Pranvera: Është e vërtetë kjo!
Eni Çobani: Është një grua e veçantë ka ardhur për herë të parë sot dhe këtë ma ka kërkuar ndjesë, që zonja Eni kam ardhur vetëm për këtë problem, se kaq të madh e kam hallin, kam 9 vjet që nuk dal nga Gjirokastra për asnjë moment.
Nalo: Se për këtë pronë më është ndarë djali dhe fëmijët e djalit tani thonë i ka marrë kjo. Na ka hyrë ndarje për qejf të pronave.
Pranvera: Nuk i kam marrë gjë mos zonja Eni. Zoti Ardit nuk i kam marrë asnjë lloj prone kësaj mamasë. Pse kërkon mamaja mua të më heqi nga prona përse? Vajta 20 vjet që ma ka dhënë babai.
Ardit Gjebrea: Ja ka dhënë babai! Si ja ka dhënë babai?
Eni Çobani: Kemi një kontratë sipërmarrje fillimisht Ardit, që është bërë në Gjirokastër, në 19/01/2012. Ku pala porositëse është pronar i truallit, që po jepet për ndërtim është zoti Baki Deko, bashkëshorti i zotit Nalo.
Pranvera: Babai im!
Eni Çobani: Pala e sipërmarrjes është shoqëria IRA3SHPK. Kanë lidhur një kontratë, çfarë ka ndodhur? Në 15/11/2013 është bërë një deklaratë noteriale. Me këtë deklaratë noteriale ka marrë pjesë dhe Pranvera dhe këtu qëndron ngërçi. Zonja thotë pse je futur ti bashkë me Bakiun? Bakiu mund të firmoste vetë dhe nuk kishte nevojë me ty. Ndërkohë që Pranvera pretendon që babai më merrte kudo me vete dhe unë kam firmosur bashkë me babin. Kam qenë unë njeriu që e kam ndjekur pasurinë.
Nalo: Kjo ishte pa shtëpi dhe ju qep nga pas!
Pranvera: Është e vërtetë, unë e kam ndjekur deri në momentin e fundit të jetës, nuk i jam ndarë asnjëherë babait.
Eni Çobani: Duhet të kuptojmë që pasuria nuk është pasuri bashkëshortore, por vjen nga babai i Bakiut. Pra është pasuri personale e zotit Baki. Naloja ka dhe një problem tjetër, pse kam qenë unë në hije të gjitha veprimeve të bashkëshortit tim me njërin nga fëmijët?
Nalo: Po zonja Eni!
Eni Çobani: Pra unë i shërbeja, qëndroja gjithë ditën e me të dhe këtej nuk e dija që firmoseshin prokura. Por Nalos ja kam thënë, që ketu flitet jo për një pasuri bashkëshortore, jo për shtëpinë ku jetoni ju. Këtu flitet për një pasuri të ardhur nga babai i Bakiut, që ai e ndante me vëllain e tij dhe ishin vetëm dy fëmijë. Të gjitha të drejtat dhe tagrat ligjore ishin të Bakiut. Unë dua të di Pranvera çfarë donte që firmoste në emër të Bakiut?
Pranvera: Në 2016 kur filloi firma punimet, unë e mora të gjithë barrën dhe nuk i kam treguar mamasë që atje punohej, se babi ishte i paralizuar dhe kjo i bënte yzmet babait dhe nuk doja ta shqetësoja.
Eni Çobani: Yzmet i bëtë, por ti duhet t’i thoje një fjalë!
Pranvera: Babait ja tregova dhe i thashë që kemi këtë problem dhe më tha vajzë do ta kesh shumë të vështirë, por ti dili deri në fund. Dhe unë mbaj premtimin e babait zonja Eni, nuk i kam marrë pronë as mamasë, as vëllait dhe as motrës. Po të dalë që unë kam marrë një pronë, atëherë unë deklaroj këtu para publikut që heq dorë, po unë nuk kam marrë asnjë pronë.
Eni Çobani: Po ti banon aty?
Pranvera: Unë banoj vajta 20 vjet aty.
Eni Çobani: Këtë pasuri në një farë mënyre e shfrytëzon ti?
Pranvera: Atë pasuri e shfrytëzoj se ma la vetë babai.
Nalo: Po babai ka dhe 3 fëmijë të tjerë!/tvklan.al