Teksa romancës live të Love Story po i vjen fundi, konkurrentet kanë folur për emocionet e tyre dhe ndjesitë që kanë krijuar.

Ato kanë treguar për programin “Daily Love Story” se çfarë ju mungon më shumë nga jeta e tyre e mëparshme.

Xhesi

Si ndihesh sonte?

E emocionuar, por mirë. Kemi pasur një javë tejet të bukur me Saimirin dhe them se nuk ka arsye por nuk i dihet.

Nëse do eliminoheshe, cili do ishte pishmani yt më i madh?

Mendoj se në këtë rrugëtim kam hedhur hapa të sigurt dhe nuk kam dalë jashtë vetes. Nuk mendoj se do më mbetej diçka peng.

Të mungon jeta që kishe para Love Story?

Padyshim, unë jam shumë natyrë introverte dhe një ndër gjërat që më mungon më shumë është të dal në rrugë pa tualet dhe mos të kem shikime. Na është cënuar pak pjesa e privatësisë. Por pasi të përfundojë, mendoj se do më mungojë edhe Love Story.

Nëse eliminohesh, cila do jetë gjëja e parë që do bësh në mëngjes?

Do shkoja në Shkodër, të rri ca ditë me mamin dhe babin pastaj do i rikthehem tamam punës.

Generda

Si ndihesh?

E emocionuar si gjithmonë, emocionet sa vijnë edhe rriten.

Çfarë ndodh nëse nuk do marrësh trëndafil?

Do e kem si kujtim shumë të bukur, uroj që Saimiri të jetë i kënaqur me vajzën që do zgjedhi. Pastaj do i rikthehem punës në Gjermani.

Për çfarë të ka marrë malli më shumë për jetën tënde para Love Story?

Ajo qetësia që kam unë, e di çfarë do bëj,  e kam shumë të programuar ditën, këtu jam pak e hallakatur.

Për çfarë do të të marri malli më shumë?

Dita e hënë do më duket shumë bosh, nuk kam më as grim, as flokë, asgjë.

Meri

Si ndihesh?

Ndihem mirë, kemi këto emocionet e bukura sepse janë këto javët e fundit. Frikë nuk kam. Ajo është çështje zemre dhe s’duhet të kemi frikë.

Çfarë ndodh nëse eliminohesh sonte?

Asgjë nuk do ndodhi. I uroj fat Saimirit dhe jeta vazhdon.

Çfarë të mungon më shumë nga jeta përpara Love Story?

Më ka munguar shumë familja sepse jam shkëputur gjatë kësaj kohe, puna ime.

Gjëja e parë që do bësh nëse eliminohesh?

Kam shumë nevojë për disa pushime tani, për t’u çlodhur, qetësuar, relaksuar./tvklan.al