Ndër të parët që do të vaksinohen në Indonezi do të jenë ndikuesit e mediave sociale. Sipas mediave ndërkombëtare kjo zgjedhje e autoritete ka ardhur si pasojë e fansave të shumtë që ata kanë dhe shpresojnë që qytetarët të binden për t’u vaksinuar.
I pari që mori vaksinën ishte Raffi Ahmad, i cili ka gati 50 milionë ndjekës në Instagram dhe dha shembullin e tij dhe ftoi të gjithë të bënin të njëjtën gjë.
“Mos kini frikë nga vaksinat“, shkruajti ai përkrah njw video teksa shihej duke u vaksinuar.
Të vendosësh se kush duhet të jetë i pari në radhë për dozat e kufizuara të vaksinave ka qenë një sfidë në të gjithë botën, me shumë vende që u japin përparësi mjekëve dhe të moshuarve.
Por zyrtari i lartë i ministrisë së Shëndetësisë në Indonezi, Siti Nadia Tarmizi, tha se vendimi për të përfshirë ndikues së bashku me pothuajse 1.5 milion punonjës të kujdesit shëndetësor në raundin e parë të vaksinimit ishte një strategji e qëllimshme e komunikimit qeveritar./tvklan.al