Mjekët do të njoftojnë qytetarët se kur do marrin dozën e dytë apo të tretë

Pika e vaksinimit te sheshi “Skënderbej” nuk do të shërbejë më si e tillë pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të gjithë qytetarët do ta marrin dozën përkatëse pranë Qendrave Shëndetësore, procedurën e së cilës e shpjegon mjeku Besar Hysi.

“Me këta prsona do të procedohet duke u vaksinuar në qendrat shëndetësore përkatëse, si personat që kanë kryer të dyja dozat dhe ata që kanë bërë vetëm njërën dozë. Mjeku i familjes bën telefonatën sipas pacientit që ka, por pacientët mund të paraqiten edhe vetë”.

Ndër të tjera në pikat e vaksinimit ka patur interes të madh për dozën e tretë anti-covid, ku bëhet edhe kombinim i vaksinave.

“Ka një interes mjaft të madh për dozën e tretë, sidomos te personat mbi 60 vjeç dhe pacientët kronikë. Vaksina më e kërkuar është Pfizeri për dozën e tretë, por kemi edhe kombinime me AstraZeneca apo CoronaVac”.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit anti-covid janë injektuar mbi 2 milionë doza, prej të cilave mbi 951 mijë janë imunizime të plota, ndërsa mbi 57 mijë janë doza të treta.

Klan News