Valentina Leskaj: “Në këtë të ashtuquajtur buxhet suplementar nuk ka asgjë për politikat sociale, nuk ka asgjë për të gjithë sektorët prioritarë që vetë Partia Demokratike e ka quajtur sektor prioritar, do të thotë për shëndetësinë, siç e përmenda për çështjet sociale, për arsimin. Nuk ka asgjë për bujqësinë, madje nuk ka asgjë edhe për rrugët rurale, për të cilat kishte premtuar 1500 kilometra, por deri tani ka siguruar vetëm 10% të fondit”./tvklan.al