Shqipëria shpreson te medalja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi Chermen Valiev, që përfaqëson flamurin kuqezi, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë.
Mundësi i Shqipërisë, fitoi ndaj bjellorusit Mahamedkhabib Kadzimahamedau me rezultatin 12-2, në kategorinë deri 74kg.
Valiev u mposht të premten nga Zhamalov në çerekfinale, por ky i fundit u kualifikua në finalen e madhe dhe në bazë të rregullores, sportistit kuqezi iu hap rruga për të dueluar për medaljen e bronztë. Ai e fitoi ndeshjen e parë dhe nëse ia del të triumfojë edhe ndaj Viktor Rassadin nga Taxhikistani, do i siguronte Shqipërisë medaljen e parë olimpike.










Sukses regjistroi edhe mundësi tjetër që përfaqëson vendin tonë. Islam Dudaev, u kualifikua në çerekfinale, pasi mposhti pa shumë probleme Gaku Akazawa me rezultatin 10-0.
Mundësi i Shqipërisë, do të kërkojë të kalojë më tej, për të shpresuar te medalja për peshën deri 65kg. /tvklan.al