Virgil Van Dijk pritet të rinovojë kontratën me Liverpool. Sipas asaj që raportohet nga “De Telegraaf”, palët janë pranë një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Mbrojtësi holandez është futur në muajt e fundit të kontratës me anglezët, ndërsa del i lirë pas 30 Qershorit.
Megjithatë, drejtuesit duken të kënqur me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye kanë gati rinovimin. Në kontratën e re, pritet edhe një pagë e lartë për holandezin. Nga kontrata aktuale, Van Dijk përfiton 260 mijë euro në javë.
Dy tema të nxehta sa i përket rinovimit janë edhe ato të Mohamed Salah dhe Trent Alexander Arnold, të cilat gjithashtu skadojnë në verë. /tvklan.al