Ruud van Nistelrooy është trajneri më i ri i Leicester City. Klubi anglez, ka zyrtarizuar teknikun holandez në stol, me një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Leicester shkarkoi Steve Cooper, për shkak të rezultateve negative. Van Nistelrooy i bashkohet skuadrës angleze, vetëm pak ditë pas largimit nga Manchester United, aty ku drejtoi skuadrën për pak javë, pas largimit të Ten Hag dhe deri në emërimin e Ruben Amorim.

Leicester do të jetë skuadra e dytë që Van Nistelrooy drejton si trajner i përhershëm, pas PSV-së, me të cilët fitoi edhe një Kupë të Holandës, në sezonin 2022-2023.

Leicester aktualisht mban vendin e 16-të në kampionat dhe objektivi është mbijetesa. /tvklan.al