E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn ka takuar këtë të Enjte kreun e SPAK Altin Dumani. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane krahas fotove nga takimi shkruhet se VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
Po ashtu, ata theksuan se BKH dhe SPAK kanë nevojë për mbështetje nga institucionet e tjera në përmbushjen e detyrës.
“Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
/tvklan.al