Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mijra vetë marrin pjesë sot në varrimin e komandantit paraushtark serb Arkan, në varrezat e Beogradit, ku disa nga paraushtarakët famëkeq “Tigri” bënë roje nderi. Pjestarë të familjes së tij, gruaja këngëtare e muzikës popullore, Ceca, e ëma e tij dhe i biri i tij më i madh ndoqen arkivolin që mbahej nga anëtarë me uniforma të gardës së tij vullnetare. I biri Mihajllo, më i madhi nga 9 fëmijët e Arkanit, mbante një kryq ndërsa dy anëtarët e gardës së tij një portret të komandantit të tyre si hero popullorë. Pas vrasjes së tij disa politikan të opozitës serbe pretenduan se dikush në qarqe të larta zyrtare mund të kishte urdhëruar vrasjen e Arkanit, pasi ai ishte bërë mjaftë i fuqishëm dhe dinte mjaft gjëra për Millosheviç. Informacionet për vrasjen e Arkanit janë kontradiktore, disa miq të Arkanit thanë se ai e njihte vrasësin por ata janë treguar të rezervuar në bisedat e tyre me median. Gazeta më e madhe pro qeveritare “Politika” shkruante sot se policia e kishte identifikuar vrasësin dhe se ai fshihej brenda Serbisë. Zyrtarë të qeverisë Jugosllave nuk kanë bërë deklarata publike për vrasjen e Arkanit në mediat vendase, por i thanë medias perëndimore se Arkani ka qenë një vrasës kriminel që u vra nga mafioz malazezë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori