Një nga ditët e fushatës elektorale përkon me festen e fëmijëve, 1 qershorit të cilën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili dhe kryesuesja kandidatëve të LSI-së për qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha zgjodhën ta kalojnë qendrën rinore “Tirana Art”, me artistë të vegjël.
Në një fjalim përpara fëmijëve që kishin prezantuar punimet e tyre në pikturë në ekspozitën “
Kolori i të drejtave tona
”, Vasili iu shpjegoi se politika duhet të fokusohet të përmirësojë të ardhmen e tyre, pasi ndryshe e ka humbur kuptimin e saj.
“Politika me të cilën ne merremi, në rast se nuk vë si të parën gjë dhe mbi të gjitha në çdo vendin që merr, të ardhmen e fëmijëve ajo e ka humbur motivin e saj, e ka humbur kuptimin e saj”, – tha z. Vasili duke shtuar se krahas kësaj, duhet dhënë një mbështetje më të madhe edhe familjeve shqiptare pasi një familje e lumtur jep një fëmijëri të lumtur.
Ndërsa Gjoshaj u ndal tek respektimi i të drejtave të fëmijëve.
Tv Klan