Vrasja e shoferit të familjes së kryeprokurorit është kryer nga një dorë profesioniste dhe mbart të gjithë elementët e një vrasjeje të mirëorganizuar. Megjithëse menjëherë pas ngjarjes, zyrtarisht prokuroria e përgjithshme u shpreh për një krim të kryer pas një grindjeje banale, vetë organi i akuzës është tërhequr nga ky motiv, duke pranuar se vrasja po hetohet dhe në pista të tjera.
Nxitimi për të mbyllur hetimin vetëm 12 orë pas egzekutimit, duke u mjaftuar nga një motiv ordiner, kësaj rradhe nuk mbështetej nga fakti se vrasja ishte bërë me një qitje profesioniste të shpejtë dhe vdekjeprurëse, në një trajektore ku plumbi përshkon zemrën duke sjellë vdekje të menjëhershme, pa shumë zhurmë, pasi tyta e pistoletës është mbështetur në trup.
Kjo skemë egzekutimi është përdorur vetëm pak muaj më parë në një tjetër egzekutim ende të pa zbardhur deri tani nga policia dhe prokuroria.
Vrasësi ka qëndruar për pak sekonta në vëndngjarje, kohë e mjaftueshme për të hapur makinën dhe për të marrë pistoletën dhe radion policore, objekte që mbaheshin nga Genc Sina, për shkak të detyrës si efektiv garde.
Ekspert kriminal, ky xhest i çon në konkluzionin se vrasësi ka dashur të përcjellë vetë mesazhin se krimi ka të bëjë me detyrën shtetërore të Sinës./ tvklan.al