Në Rrugën e Durrësit në kryeqytet po punohet jo vetëm për lidhjen e tubacionit të shkarkimit të rreshjeve të qendrës së Tiranës me rrjetin fundor të kanalizimit te Zogu i Zi, por gjithashtu po bëhen edhe disa ndërhyrje të tjera.

Pllakat e vjetra të trotuareve po hiqen totalisht për t’u zëvendësuar me pllaka të reja. Kështu në fund të punimeve Rruga e Durrësit do të jetë tërësisht e transformuar.

Ndërsa për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti, ku një prej tyre është edhe devijimi i lëvizjes së makinave. /tvklan.al