Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Xhorxh Bush kryeson edhe pas numërimit të votave postare me 930 vota para Al Gorit. Por megjithatë, sipas Gjykatës së Lartë të Floridas, rezultati nuk do të shpallet. E ndërsa ka mbërritur në rezidencën e tij i veshur si kauboj, mbështetësit e Bushit, kanë vazhduar të protestojnë për ndalimin e numërimit të votave. Ndërsa përkrahësit e Al Gorit, manifestojnë duke kërkuar që procesi i zgjedhjes të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të rinumërimit të votave me dorë.

E ndërsa protestat pro dhe kundër vazhdojnë dhe numërimi i votave me dorë nuk ndalon. Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë të Floridas, i cili anuloi vendimin e sekretares së shtetit problematik, deri nesër pritet se ç’drejtim të mëtejshëm do të marrë procesi i stërzgjatur i zgjedhjeve së presidentit në SHBA. Liberman, mbështetësi i Al Gorit, përpara një takimi me zv/presidentin aktual amerikan është shprehur se asgjë nuk ka mbaruar.

Ndërkohë manifestimet pro Bushit apo pro Gorit vazhdojnë edhe para Shtëpisë së Bardhë. Por për shumicën e amerikanëve, ky proces nuk ka më kuptim, e rëndësishme është që të kenë një president./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori