Disa orë pas plagosjes ndërësa merrte pjesë në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit është ndarë nga jeta agjenti i Policisë Kriminale të Elbasanit, Florenc Balla. 34 vjeçari u qëllua në kokë, ndërësa banesa e të shumëkërkuarit për vrasje Andi Gurabardhi po rrethohej nga policia orët e para të mëngjesit. Aksioni u zhvillua në fshatin Bathës të Elbasanit. Për Gurabardhin prokuroria e këtij rrethi kishte nxjerrë një urdhër arresti, por ndërkohë mbi të rëndon dhe akuza e vrasjes së agjentit të policisë në krye të detyrës.I plagosuri ka marrë menjëherë ndihmën e pare dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, por as ndërhyrjet e mjekëve në reaminacion nuk kanë mundur ti shpëtojnë jetën. Pas kësaj ngjarje ka reaguar me një deklaratë Ministria e Rendit Publik, e cila komunikojë se në Elbasan operacioni për kapjen e kriminelit po drejtohet nga krerë të lartë të saj.
Florion Serjani: “Forcat e policisë janë ende në ndjekje të shtetasit Andi Gurabardhi, në vëndngjarje ka shkuar Drejtori i Policisë Kriminale, kryekomisar Sokol Bizhga, sëbashku me disa grupe të forcave speciale të paisura edhe me qen kufiri, vazhdon rrethimi i të gjithë zonës dhe po vazhdon puna për kapjen e autorit të këtij krimi”.
Në homazhet në nderim të punonjësit të policisë, priten të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Rendit. Vrasja e agjentit të krimeve në Elbasan e çon në më shumë se 160 numrin e uniformave blu të rëna në krye të detyrës pas viteve 90./tvklan.al