Një grup mjekësh gjinekolog të një prej materniteteve në Tiranë janë marrë në pyetje nga prokuroria për shkaqet e vdekjes së 26-vjeçares Arta Aldedaj një vit më parë. Prokurorë të çështjes deklaruan se mjekët janë marrë në pyetje nën cilësinë e personave ndaj të cilëve kryhen hetime.
Një ditë më parë oficer të policisë gjyqësore siguruan dhe një kartelë nga autospisa që i është kryer viktimës për të dalë në konkluzionet dhe shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës. Prokuroria e Tiranës pas këtij rasti nisi kryesisht hetimet dhe në qendër të saj u vunë mjekët gjinekologë.
Sipas mjekësisë ligjore vdekja e pacientes Arta Aldedaj ka ardhur si pasojë e një aborti, i cili nuk është pasur nga mjekimi i kujdesshëm i mjekëve. Deri tani hetimet janë kompletuar me dëshmi dhe ekspertiza mjekoligjore, por mbetet që në shtator akuza të arrijë në konkluzionin se çdo të bëhet me mjekët të cilët nuk morën përsipër mjekimin pas abortit të 26-vjeçares.
Një vit më parë Arta Aldedaj, me origjinë nga Dibra bëri një abort në spitalin e Peshkopisë, pas kësaj ajo pati disa komplikacione dhe u paraqit në një nga maternitetet në Tiranë për të bërë një vizitë, por këtu mjekët i thanë se nuk kishte probleme gjinekologjike, por kishte pasur një helmim nga ushqimi. 26 vjeçarja Arta Aldedaj vdiq e pa mjekuar në spitalin Ushtarak ku mjekët i sugjeruan të shtrihej, ndonëse mjekësia ligjore e ka dhënë fjalën e saj se vdekja lidhet me abortin./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Isdor Rudho