Policia në bashkëpunim me njësinë e përbashkët të investigimit me SHBA dhe Prokurorinë e Tiranës kanë goditur një grup falsifikatorësh të dokumentave, kryesisht bëhet fjalë për pasaporta amerikane.
Në pranga janë vendosur 6 persona, mes tyre 2 nga Kosova. Gjatë operacionit të koduar “njësia” u sekuestruan pasaporta dhe karta identiteti amerikane, dokumente italiane, 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze dhe 1 leje drejtimi rumune
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.
Klan News