Një mjek i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” është dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi akuzohet për mjekim të pakujdesshëm.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia e Korçës bën me dije se ditën e enjte rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë  63-vjeçari me inicialet K.R, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë nga mjeku E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë.

Familjarët e të ndjerit dyshojnë se mjeku ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/tvklan.al