Shoqja e dy ukrainaseve të cilat humbën jetën në banesën e marrë me qira, ka dëshmuar në polici se ato kanë qenë në festë deri në orët e vona të së enjtes. Festën e kanë vazhduar dhe më pas kur mbërritën në orët e para të mëngjesit në banesë e cila ndodhet në zonën e “Selvisë”.
Ajo ka treguar se i gjeti pa jetë shoqet kur u zgjua nga gjumi rreth mesditës së të shtunës, njëra prej tyre në kolltuk dhe tjetra ndodhej në dysheme.
Policia deklaroi në njoftimin zyrtar se dyshohet se dy shtetaset e huaja, Antonina Kozaçenko dhe Anastasia Lopukova, 25 dhe 40 vjeçe kanë konsumuar mbi dozë ilacesh me përmbajtje lëndësh narkotike
Sipas policisë tre vajzat kanë marrë ilaçin “Xanax” dhe “Tramadol”. Ato kishin një javë që qëndronin në këtë banesë ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën.
Nga verifikimet e policisë u zbulua se ukrainaset 3 ditë më parë kanë kërkuar ilaçin “Xanax” në një farmaci në Tiranë por punonjësja nuk ka pranuar. Njëra prej tyre e ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Ajo ka bërë denoncim në polici dhe për 48 orë nuk u arrit të lokalizoheshin.
Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ato ishin punonjëse seksi. Për këtë arsye do të bëhet një ekspertim i telefonave celular të tyre, për të faktuar aktivitetin që kryenin në vendin tonë.
Klan News