Shqipëria është 1 nga 17 vendet që ka rënie të vdekshmërisë foshnjore. Për herë të parë, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri ka zbritur në 4.6 fatalitete për 1.000 lindje në vitin 2022.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, viti 1990 mban rekord me 45 vdekje për 1000 lindje, duke zbritur në 27 në vitin 2000 dhe në 9 vdekje për 1000 lindje në vitin 2022.
Edhe në rang global, vdekshmëria foshnjore ka regjistruar nivelin më të ulët historik gjatë vitit 2022. Gjatë këtij viti kanë humbur jetën 4,9 milionë fëmijë nën 5 vjeç, duke bërë që vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç të bjerë me 51% që nga viti 2000, e thënë ndryshe, 1 në 21 fëmijë të porsalindur kanë ndërruar jetë.
Shumica e humbjeve të jetës për këtë grupmoshë është për shkak të lindjeve të parakohshme në 18 % të rasteve, 14% nga pneumonia dhe 12 % nga traumat gjatë lindjes e asfiksia.
Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, fëmijët që jetojnë në mjedise të prekura nga konflikti, kanë 3 herë më shumë gjasa të humbin jetën sesa fëmijët në vende të tjera.
Tv Klan