Prej tre vitesh në Shqipëri, Organizata Botërore “Mirësi për Botën” me seli qendrore në Angli, ka ndihmuar më shumë se 400 familje në nevojë.
Kryesisht duke u ndalur tek kategoria e fëmijëve pa kujdes prindëror, kategoria e personave me aftësi ndryshe si dhe kategoria e personave me shikim të kufizuar e njerëz në nevojë.
Por kësaj radhe suporti më i madh ka qenë në konkludimin e rikonstruksionit dhe mobilimit total të 25 shtëpive të familjeve të pamundura në Qarkun e Tiranës.
Kryetari i Organizatës, Mohummed Sayed, që mbështeti këtë projekt u vlerësua me medalje dhe certifikatë mirënjohje nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, e që ju dorëzua në një ceremoni të mbajtur në Bashkinë e Tiranës nga nënkryetari i saj Andi Seferi.
“Së pari falenderoj z. Alfred Muharremin Drejtorin e Shërbimit Social te Qarkut Tiranë, për mbështetjen në këtë projekt, falenderoj kryetarin e bashkisë, dhe stafin e këtyre institucionevd, për bashkëpunimin dhe Implementimin e këtij projekti në mënyrë të suksesshme, e që na hap rrugën që të shtojmë planet për projekte dhe dëshirën që të bëjmë akoma më shumë në Shqipëri. Do të vazhdojmë projektin e shpërndarjes së pakove ushqimore dhe pensioneve çdo muaj duke shpresuar që të rritet numri i donatorëve për të mundësuar më shumë shtëpi të rikonstruktuara në të ardhmen e afërt”, tha Mohummed Sayed, kryetar i organizatës botërore “Mirësi për botën”.
“Jam shumë i lumtur si drejtues shtetëror i qarkut social të Tiranës, qe kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me organizatën Mirësi për Botën duke suportuar dhe mbështetur me qindra familje në procesin e edukimit, në asistencë të bonusit të qirasë, në shpenzime për medikamente mjekësore, por mbi të gjitha me sigurimin e bazës ushqimore të përmuajshme dhe suportin ekonomik te tyre”, tha Alfred Muharremi, kreu i Shërbimit Social të Qarkut të Tiranës.
Organizata Globale “Mirësi për Botën” ka mbështetur përgjatë këtyre viteve, miliona fëmije në 11 shtete të Botës.
Aktualisht ajo është në vijën e parë të emergjencës të luftës në Gaza, duke ndihmuar fëmijët jetimë atje dhe gjithashtu në shtetin e Yemen, dhe në Turqi, për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Hatay.
Tv Klan