Bashkia, seancë dëgjimore për pallatet e dëmtuara
Zhvillohet seanca e dytë e dëgjesës me inxhinierë dhe ekspertë në Këshillin Bashkiak për pallatet e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Janë 8 pallate në Kombinat dhe 1 në zonën e Astirit për të cilat do të merret vendimi për shembje ose jo.
“Një vendim i marrë me vonesë ose i pa marrë shkakton më shumë dhimbje. Këtë agoni e ndërpresim sot për 9 pallate. Janë 8 pallate në Kombinat dhe një në zonën e Astirit. Siç thotë ligji: Vendimmarrja e Bashkisë për prishjen e detyruar të ndërtesave në pronësi private apo publike, pra ato raste kur ndërtesa është e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, kur nuk mund të riparohet ose riparimi kushton më shumë se 70% e kostos së ndërtimit nga e para”.
Kryebashkiaku i cilësoi dy lagjet e reja që do të ndërtohen në Kombinat dhe Kinostuido, si më të bukurat e kryeqytetit.
“Unë jam i bindur se lagjia e bukur e Kombinatit do të ngrihet përsëri, lagjia e bukur e Kinostudios do të ngrihet përsëri, por më e mirë se dje dhe ndoshta edhe më e mirë se sot, me investimet moderne që duam të bëjmë, për t’u siguruar që ajo orë 03:54 e tragjedisë tonë të 26 Nëntorit, të kthehet në një orë mundësie që duhet kapur dhe duhet të rendim shpejt për mundësi të reja”.
Ndrësa të gjitha ato familje që trajtohen me bonus qiraje pasi banesa e tyre rezulton e pabanueshme, Veliaj tha se ajo do të ndërpritet vetëm pasi të jetë rikonstruktuar banesa.
Tv Klan