“Drejt fundit shkollat në Njësinë 9 dhe 11”
Disa shkolla të reja do të jenë gati në semestrin e dytë, për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve të kryeqytetit në kushtet e reja të pandemisë.
Lajmi u bë i ditur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me drejtoret e shkollave në Tiranë, teksa shtoi se këto godina do të shërbejnë fillimisht si mjedise akomoduese dhe jo si shkolla më vete.
Funksionale për fëmijët do të jenë edhe palestrat dhe klasat sportive.
Vetëm 64 shkolla në kryeqytetet do të funksionojnë me 1 turn nga 14 Shtatori, ndërsa pjesa tjetër me 2, 3 apo 4 turne duke iu përmbajtur udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit.
Tv Klan